Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi u kap me 4 kg kokainë në makinë.
Policia belge, pas një ndjekjeje të automjetit të dyshimtë, e ndaloi në Brusselsesteenweg, ku në çantën e hedhur nga automjeti u gjet kokaina.
Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në komisariat, ku janë sekuestruar gjithashtu dy celularë dhe një sasi parash.