Debati në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e veriut është kryefjalë. Deputeti Elmi Aziri në Kuvendin e Maqedonisë ka rikujtuar se shqiptarët janë prej kohësh në atë shtet dhe se gjuha shqipe është folur atje prej shumë kohësh tashmë.
“Ajo që u tha këtu është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist. Këtu gjithçka u tha, për tiparet e shqiptarët, për atributet, u tha për gjuhën, bindjet politike, për tendencat që këtë shtet ta bëjmë ta barabartë dhe shqiptarë të trajtohen njëlloj si të tjerët, por personit në fjalë i pengon” tha mes të tjerash ai.