Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një kërkimi të gjatë. Shtetasi R. H., banues në lagjen ‘Komuna e Parisit’, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e kishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale të mashtrimit.
Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fraud”, që synon ndalimin e individëve të kërkuar për krime të ndryshme.