Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Liqenit Artificial.
Shtetasit M. O. dhe K. S., të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë me doza kanabisi dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe shumën e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.