Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u ndal te shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm te Policisë, Muhamet Rumbullaku.
Berisha u shpreh se Rrumbullaku u shkarkua pasi u u shndërrua në një vegël të verbër dhe u flak si një limon i shtrydhur nga ministra kriminelë dhe banditë.
Më pasi ai tha që zëvendësi i Rrumbullakut është njeriu i medaljeve të zeza.
“Ai që zëvendëson Rrumbullakun, ai është njeriu i medaljeve të zeza. Ai është emërtesë e Suel Çelës dhe Taulant Ballës. Shikoni miq gjer ku arrin krimi, të na emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë, sepse ministri i ri është në xhep të krimit. Ky ushtar i Lubi Ballukut zbaton vetëm urdhra”, u shpreh Berisha.