Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ishte mjaft e ashpër me ndërkombëtarët për ndalimin e familjeve shqiptare brenda territorit të Serbisë.
Gërvalla ftoi Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiçit.
“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiçit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar.
“Vuçiçi vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Pas Bërnjakut, Kosova mbyll kufirin edhe në Merdarë: Ka ekstremistë të maskuar serbë