Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës.
Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve.
Rezultati shkon në 1-2.