Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni gjatë Forumit Evropian ‘House-Ambrosetti’ në Itali.
Siç raporton ANSA, Meloni përsëriti angazhimin e Italisë për të mbështetur Kievin ndërsa lufton kundër forcave pushtuese ruse.
Zyra e Melonit tha në një deklaratë, bëri me dije se udhëheqësit diskutuan zhvillimet e fundit në terren dhe nevojat më urgjente të Ukrainës përpara dimrit përballë sulmeve të vazhdueshme ruse kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike.
“Kryeministrja përsëriti se mbështetja për Ukrainën është një përparësi kryesore në axhendën e presidencës italiane të G7 dhe ripohoi angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen legjitime të Ukrainës dhe për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.