Protesta e zhvilluar për disa orë para Kuvendit, në të njëjtën kohë me seancën plenare, është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas informacioneve, gjatë incidenteve kanë mbetur të lënduar 12 efektivë policie, ndërsa situata ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për të rikthyer qetësinë në zonë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës, pasi një grup protestuesish ka dëmtuar një automjet policie gjatë përplasjes.
Punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës:
1. Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”;
2. Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2;
3. Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2;
4. Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3;
5. Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1;
6. Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5;
7. Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5;
8. Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë;
9. Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat;
10. Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat;
11. Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat;
12. Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.









