Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, policia ka arrestuar 68-vjeçarin Gj. K. në fshatin Shegan të Malësisë së Madhe, i cili tentoi të kultivonte 62 fidanë kanabis në pronë publike.
Ai dyshohet gjithashtu për kultivimin e 103 fidanëve të tjerë të asgjësuar më herët në fshatin Gashaj. Pjesë e operacionit ishin dronët për monitorim ajror dhe kontrollet e intensifikuara nga shërbimet e policisë dhe SPK Bajzë.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.