-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Të gatshëm për sfidën e 7 qershorit, synojmë rezultatin më të fuqishëm!

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar se ka marrë pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të degës së AAK-së në Suharekë, ku Bali Muharremaj mori besimin e delegatëve për të vazhduar edhe një mandat në krye të degës.

Haradinaj e vlerësoi Suharekën si një nga komunat që nën udhëheqjen e Aleancës po dëshmon standard të lartë të qeverisjes lokale, duke theksuar se mbështetja ndaj Muharremajt është rezultat i punës së vazhdueshme dhe besimit të qytetarëve.

Postimi i Haradinajt

Sot në Kuvendin Zgjedhor të degës në Suharekë, komunë që nën udhëheqjen e Aleancës po dëshmon standard të lartë të qeverisjes, kryetari aktual Bali Muharremaj mori besimin e delegatëve për të vazhduar edhe për një mandat në krye të degës.
Ky besim ndaj tij nuk është i rastësishëm. Ai vjen si rezultat i punës së vazhdueshme në Suharekë ndër vite dhe i besimit të qytetarëve ndaj një qeverisjeje që ka sjellë rezultate konkrete, duke e ngritur komunën dhe duke forcuar strukturat e Aleancës në terren.
Gjatë qëndrimit në Suharekë, bashkë me kryetarin Ardian Gjini, u pa qartë një organizim serioz dhe një mobilizim i fuqishëm, që tregon se Aleanca në Suharekë është plotësisht e gatshme për sfidën e radhës së zgjedhjeve të 7 qershorit, me synimin për rezultat pozitiv, si parti e parë.
Suksese dhe punë të mbarë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit