-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama mashtroi sot, në 11 vite rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në tubim u ndal te Asambleja e Partisë Socialiste që u mbajt ditën e sotme. Berisha shprehet se Edi Rama po mashtron shqiptarët dhe pikërisht sot ai ka hequr maskën e tij.

“Në fjalën e tij koproralike, Edi Rama faktoi se për atë dhe sojin e rilindjes qytetarët shqiptarë janë inekzistent. Sot në një bilanc që bëri të 11 viteve mashtroi shqiptarët në mënyrë më cinike. Ai foli për rritje, e rritje rrogash, por e vërteta është se sot që flasim rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë. Sot që flasim, me gjithë rritjen e rrogës minimale, përsëri ajo mbeti më e ulëta në Europë”, tha Berisha.

Më pas ai u shpreh se këto vite Shqipëria ka prekur rritjen më të lartë të çmimeve në rajon dhe në Europë.

“Në vendin me rrogat më të ulëta çmimet e ushqimeve u rritën mbi mesataren e BE-së, 10-45 për qind. Pse kështu? Kjo ndodh vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëjnë. Kjo ndodh sepse Edi Rama me Erion Veliajn vjedhin me një dorë në djegësin e Tiranës 130 mln euro. Kjo ndodh sepse Edi Rama vjedh me një firmë minimumi 3.8 miliardë euro në portin e Durrësit.Kjo ndodh sepse Lubi Balluku ndërton rrugën, autostradën me çmime 10-15 herë më shtrenjtë se në Kroaci, se në vende të tjera”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit