Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë janë konfliktuar në një kafene në Irakleo të Kretës.
Sipas mediave gjatë sherrit shqiptari ka sulmuar 35-vjeçarin dhe e ka goditur me thikë në bark, duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi. Më pas ai është arratisur nga vendngjarja.
Ndërsa 35-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve, shqiptarët janë të njohur dhe shkak dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës.