Kryeministri Edi Rama njoftoi se bonusi i fundvitit për pensionistët do të rritet që prej këtij viti.
Ai theksoi se plani kombëtar për sigurimet shoqërore synon të shkojë përtej indeksimit vjetor të pensioneve dhe bonusit.
Rama po ashtu përmendi se nuk do të ketë rritje të taksave për bizneset e vogla deri në 2029, ndërsa do të intensifikohen kontrollet ndaj atyre që evazionojnë tatimet duke u maskuar si biznese të vogla.
“Javën e dytë të muajit të ardhshëm do nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen pensioneve, por do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore.
Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund ët them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për paspojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve.”, u shpreh Rama.