Belinda Balluku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me ndryshimet që kryeministri Edi Rama bëri në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Balluku shprehet se ndihet e vlerësuar dhe e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Rama për të drejtuar qarkun e Fierit.
“Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë time dhe dua me përulësi që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një ekipi të madh, i cili do të punojë me përkushtim për fitoren në zgjedhjet #2025 , ashtu si socialistët dinë të punojnë”, shkruan ajo.
Më pas Balluku thekson se “Së bashku ne ia dalim gjithmonë“.