Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kanë shprehur krenari dhe përgëzime për Kombëtaren shqiptare pas fitores 2-1 ndaj Ukrainës.
Rama shkroi “Forca Shqipëriii fooorcaaaaa”, ndërsa Veliaj ndau mesazhin “Ukrainë 1 – 2 Shqipëria, Forca Shqipëriii”.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjithashtu e përgëzoi ekipin me një mesazh të veçantë: Një fitore me përmbysje frymëzuese e Kuqezinjve! Bravo e madhe.
Kombëtarja shqiptare nisi sezonin e ri të Ligës së Kombeve me këtë sukses të rëndësishëm.