Në fillim të vitit të ri shkollor në Qarkun e Elbasanit, është raportuar një rënie e numrit të nxënësve, duke përfshirë mbylljen e disa shkollave në fshatra të thellë malorë.
Sipas Vesa Liço, drejtore e Zyrës Vendore Arsimore, këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1028 nxënës dhe në klasën e 10 janë regjistruar 856 gjimnazistë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i nxënësve është ulur me rreth 2.8%. Në total, Elbasani ka 64 shkolla, nga të cilat 57 janë publike dhe 31 ndodhen në zonat rurale, me gjithsej 15,333 nxënës.
Rënia e numrit të nxënësve varion nga 2.5% në 5% në të gjitha bashkitë e qarkut. Sidoqoftë, një lajm pozitiv është hapja e dy shkollave të reja me kushte moderne në Bashkinë e Elbasanit.









