Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe Ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka njoftuar se Serbia do të vazhdojë të zhvillojë projektet e përbashkëta me Kinën, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër krimit transnacional.
Në Forumin Global për Bashkëpunim në Sigurinë Publike në Lianjungang, Daçiç theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta midis dy vendeve dhe besimin e ndërsjellë në çështjet strategjike. Ai e cilësoi këtë marrëdhënie si një sinjal që Kina është e gatshme të luajë një rol të rëndësishëm në fushën e sigurisë globale, ndërsa Serbia është e angazhuar për stabilitetin e rajonit dhe botës.
Ndërkohë, lidhjet mes Serbisë dhe Kinës janë forcuar ndjeshëm që nga ardhja e presidentit Aleksandër Vuçiç në pushtet, me investime dhe projekte të ndryshme, përfshirë ndërtimin e urës Pupin dhe rindërtimin e një termocentrali.









