-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: Dialogu në qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u shpreh ditën e sotme për mediat në Prishtinë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një qorrsokak dhe pa rrugëdalje. Ai tha se Kosova ka fakte që shteti i Serbisë e ka mbështetur sulmin terroristë në Banjskë, si nga ana logjistike po ashtu edhe ushtarake.

Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak që s’po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku i ka kontribuuar Serbia me të gjitha veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë.

Pasi me informatat që i posedon dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë dhe informacionet e inteligjencës tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pas mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit të Serbisë.

Atyre i është ofruar logjistika prej organeve shtetërore dhe poligonet ushtarake, për të ushtruar ata dhe me i marr armët. Kemi fakte që kanë shkëmbyer armë prej ushtrisë dhe këtij grupi terroristë.

Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit