Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shëngjin, ku një zviceran 77-vjeçar, E. S., ka ndërruar jetë sapo është futur në det.
Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku dyshohet se burri ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e incidentit.









