Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar ndarjen e 10 bursave studimi për oficerët e rinj të diplomuar në këmbësori, detari, pilotazh dhe mjekësi gjatë vitit 2024.
Ai thekson se Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi arsimimi në akademitë ushtarake të vendeve si Itali, Greqi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe West Point në SHBA.
“Ky proces është i shtrirë në kohë dhe synon të përgatisë ushtarakë të specializuar për të përfaqësuar Forcat e Armatosura në mënyrë dinjitoze dhe profesionale,” ka shkruar Vengu në Facebook.









