-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj- Osmanit: Një presidente koti që përpiqet të heqë përgjegjësinë nga vetja

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet e saj për të shmangur përgjegjësinë dhe për të fajësuar kryeministrin Albin Kurti për dështimet qeverisëse.

Ai e quajti Osmanin “një presidente koti” dhe tha: Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë.

Haradinaj gjithashtu akuzoi Kurtin për politikën e tij anti-amerikane, duke thënë: As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve.

Ai përfundoi duke paralajmëruar se politika e Kurtit po konsiderohet armiqësore në SHBA dhe se Kosova po përjashtohet nga proceset rajonale dhe integruese: Politika e Kurtit sot në Uashington çdo ditë e më shumë konsiderohet si politikë gati armiqësore, kurse Evropa e udhëhequr nga Gjermania po e përjashton Kosovën nga Procesi i Berlinit dhe nga çdo nismë rajonale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit