-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja viziton shkollën ‘Shën Jozefi’: 157 nxënës të rinjtë në institucion model

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, vizitoi shkollën e mesme “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, e cila ka pritur këtë vit 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Manja e vlerësoi këtë shkollë si një institucion model me një përvojë 20-vjeçare dhe reputacion të shkëlqyer, duke theksuar se kombinimi i dijes dhe praktikës ka ndihmuar në përgatitjen e 450 të rinjve për tregun e punës.

“Me përvojën 20-vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen ka mirëpritur 1️⃣5️⃣7️⃣ nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria 🇦🇱, duke tejkaluar kapacitetin e saj! Kombinimi i dijes 📚 me praktikën 🛠️ në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës!

➡️ Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike. ⛪ Objektivi ynë i radhës? Një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit!“, shkruan Manja.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit