Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, njoftoi se aktualisht nuk ka një vendim politik lidhur me dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ai theksoi se çdo deputet do të shqyrtojë dhe votojë individualisht në lidhje me këtë çështje.
Peleshi shtoi se, edhe pse PS nuk ka vendim për këtë rast, do t’i kërkojnë një opinion nga Komisioni i Venecias, jo për këtë çështje specifike, por për të pasur një mendim në parim për situata të ngjashme në të ardhmen.
Ai përjashtoi mundësinë e diskutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar të PS, duke theksuar se kjo çështje nuk është trajtuar si vendim politik.