Deputetja Jorida Tabaku kritikoi ashpër projektligjin për kërkimin shkencor, duke theksuar se financimi për arsimin në Shqipëri është më i ulëti në rajon, vetëm 2.9% e buxhetit, dhe për kërkimin shkencor, ai nuk arrin as 1%. T
abaku shprehu shqetësim për nivelin e ulët të financimit dhe mungesën e përafrimit me standardet e BE-së, duke vënë në dukje se kjo ka ndikuar negativisht në kapacitetet kërkimore të universiteteve shqiptare.
Ajo kritikoi gjithashtu projektligjin për neglizhencën ndaj plagjiaturës dhe kërkoi krijimin e një databaze kombëtare për monitorimin e saj. Tabaku e cilësoi si të nevojshme reforma që të ndajnë kërkimin shkencor nga politizimi dhe propagandimi, duke kërkuar masa konkrete për përmirësimin e kësaj fushe.