Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, policia ka arrestuar T. B., 41 vjeç, nga Franca, pasi iu gjetën kokainë, heroinë dhe hashash gjatë një kontrolli fizik.
Po ashtu, A. Sh., 37 vjeç, nga Gjakova, është ndaluar në një aksion të veçantë, ku iu gjet kokainë.
Të dy rastet janë në dorë të Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.