Disa ditë më parë lojtari i Kosovës u përjashtua për shkak të shkeljeve të rregullave. Ndërsa tani Florent Muslija është lënë jashtë skuadrës së Freiburg në ndeshjen e radhës që ajo do të luajë ndaj Bochum në Bundesliga.
Trajneri Julian Schuster pranoi se dënimi lidhet me ngjarjet e ndodhura të lojtarit te Kosova dhe tha se Muslija duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tij.
Mbrojtësi u largua nga hoteli i grumbullimit, pa leje dhe për këtë arsye, Federata e Kosovës dhe trajneri Franco Foda, vendosën ta largojnë nga grumbullimi.