Kompozitori, studiuesi, pedagogu e drejtuesi i departamentit KMDP pranë Fakultetit të Muzikës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja është ndarë nga jeta.
Universiteti i Arteve përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Buharajës, teksa në mesazhin e tyre theksojnë se ai do të mbahet mend edhe si njeriu i mirë, i drejtë, i thjeshtë dhe i kudondodhur, si mbështetje për këdo që i ka besuar aspektit njerëzor duke gjetur tek Prof. Edi besimin, fjalën e këshillën e mençur e të urtë të mikut, profesorit dhe njeriut me virtytet më sublime të karakterit njerëzor.
“Për Prof. Edin duhet të flitet gjatë por sot jemi të pafuqishëm, ndaj mund te themi vetëm:
Prehu në paqe miku kolegu dhe Profesori ynë i nderuar Edmond Buharaja”, lexohet në postimin në rrjetet sociale në faqen e Universitetit të Arteve.