-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘S’do ketë luftë fare’! Socialistët të lëkundur për kurthin e Ramës: Unë kam qenë kundër…

Kryesoret

Deputetët janë skeptikë për formulën e re me të cilën do të garohet në zgjedhjet e vitit tjetër. Shtuar kësaj edhe faktin që Edi Rama njoftoi që socialistët me më shumë se një mandat do i nxjerrë në listë të hapur.

Xhemal Qefalia: Aq kohë që kemi pranuar këtë kod zgjedhor do të jetë një numër i vogël deputetësh për të marrë ato mandate që kanë në Tiranë është 6-7 deputetë. Në qarqe që ka numër të vogël deputetësh. Kjo është e zgjidhur, nuk ka garë fare. Personalisht isha i mendimit për lista të hapura do ishte garë e bukur dhe ambicioze. Nuk besoj që do të forcojë luftën e brendshme në PS.

Petro Koçi: Lista e hapur është garë dinjitoze. Unë kam qenë kundër listave të hapura në parim se në këtë fazë të procesit politik që ndodhet Shqipëria, lista e kthen sistemin në mazhoritar dhe e bën të pakontrollueshëm nga organet ligjore.

Bujar Çela: S’do ketë luftë fare, por harmoni, paqe e dashur. Të votojnë kë të duan.

Klodiana Spahiu: Unë do ta shikoja pozitive që në pjesën e mbyllur të jenë kandidatë të rinj me shpresën për të përmirësuar frymën e politikës shqiptare.

Erion Braçe: Në çdo zgjedhje kam konkurruar si në zonë një emërore mazhoraitare, ca ndryshon këtë herë, asgjë.

Ermonela Felaj: Nuk kam pse të mos ndihem e sigurt në Parlament. Vendi në parlament nuk sigurohet duke u treguar e përgjegjshme me njerëzit.

Blerina Gjylameti: Nuk është çështje liste, rëndësi ka ata qytetarët a i përfaqëson si duhet apo jo.

Evis Kushi: Aspak nuk ndihem e rrezikuar, madje ia kemi bërë sfidë edhe partive të tjera që deputetët me përvojë të jenë tek lista e hapur.

Pandeli Majko: Të lutem tani. (Majko shtyn gazetarët largon mikrofonat dhe nuk përgjigjet)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit