Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme Dafina dhe Kreshnik Gjergji u martuan në një ceremoni private.
Dafina në rrjete sociale ka postuar një fotografi ku shfaqet dora e saj dhe e Kreshnikut me unazat e martesës.
Më pas ajo ka ndarë dhe një video të shkurtër nga ceremonia ku dallohet kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ku po celebron çiftin.
Këngëtarja po tërheq vëmendje me veshjen e saj me një fustan të bardhë të shkurtër.