Gjatë ndeshjes Vllazni-Tiranë janë hedhur kapsolla në fushë.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka ndaluar hyrjen në stadium për një kohë të pakufizuar për pesë tifozat bardheblu. Ata janë Devid Arben Pesjaka, Shpëtim Ardian Xorxi, Shendi Roland Sata, Arben Petrit Sulaj dhe Mirash Irfan Lila.
Pas ndeshjes 4 tifozë janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.