Ditën e sotme u arrestuan dy persona të cilët trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.
Në aksin rrugor Sarandël-Këlcyrë policia gjatë kontrollit në makinën me drejtues 24-vjeçarin Mehmet Canaj dhe pasagjer Klaudio Osmani 23 vjeç u gjetën 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak. 23-vjeçari rezulton i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlzyrë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak, një shumë prej 250 eurosh dhe automjeti tip “Nissan.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.