Krijohet poli i dytë në opozitë dhe i treti në politikën shqiptare.
Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura.
“Na bashkon një qëndrim i qartë dhe i saktë pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë. Raportet me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. Ne që jemi këtu mendojmë që sot opozita por dhe parlamenti është distancuar vite dritë larg nga publiku.
Një nga elementet është vota përmes listave të hapura. Është e udhës që sot ti dorëzohet popullit e drejta të vendosë dhe një nga këto është vendimi për të dalë me lista të hapura” tha Alibeaj.