Policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi kultivonte lëndë narkotike kanabis në një zonë pyjore të Imathia.
Sipas medias greke gjatë një operacioni policor, oficerët e narkotikëve zbuluan një plantacion me pemë kanabisi dhe nisën hetimet për të arrestuar kultivuesin.
Pas disa ditësh shqiptari u arrestua pasi ai u shfaq aty duke u kujdesur për 25 bimët e kanabisit 1.50 metër të lartë.
Pemët e hashashit u shkulën dhe pajisjet u konfiskuan. Ndërsa shqiptari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Veria me çështjen e ngritur ndaj tij për kultivim droge.