Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dega Tiranë si drejtues politik të qarkut Tiranë. Në këtë drejtim bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Mbledhja zgjati rreth 1 orë e 45 minuta dhe kryeministri Edi Rama ndau detyrat, si dhe dha porositë për punën që duhet bërë në terren për zgjedhjet parlamentare.
Sipas Ramës, Erion Veliaj duhet që përveç koordinimit për zgjedhjet, duhet të përqendrohet edhe me punët e Bashkisë, pasi edhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët është e rëndësishme në aspektin elektoral.
Ai ka kërkuar edhe angazhim maksimal në takime, koordinim të strukturave partiake dhe vëmendje tek komunikimi sidomos, në rrjetet sociale.