Deputetja Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se 15 shtatori është dita ndërkombëatre e demokracisë.
“Shqipëria është demokraci hibride, ku sundojnë tiparet e diktaturave mbi ato të demokracisë funksionale, karakteristat e të cilës janë më shumë formale sesa substanciale”, thotë Zhupa.
Më pas ajo vijon të thotë se tre janë komponentët kryesorë të cilësisë së demokracisë: Ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit, zgjedhjet periodike te lira dhe pluralizmi politik dhe respektimi i te drejtave te njeriut.
“Demokracia nënkupton pushtetin e njerëzve, por në fakt zëri i njerëzve as nuk dëgjohet jo më të kenë pushtet vendimarrje në Shqipëri. Është detyra e secilit nga ne, që besojmë te demokracia dhe liria të luftojmë për të”, shkruan Zhupa.