Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi ka reaguar në me koston e shtuar të jetesës së shqiptarëve.
Xhixho thotë që Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës dhe sipas saj është kthyer në qendër të pastrimit të parave të pista.
“E gjitha kjo në një vend ku të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares evropiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime. E gjitha kjo në një kohë kur në arkën e qeverisë kanë hyrë 2.1 miliard lekë, nëpërmjet TVSH-së si rezultat i rritjes së çmimeve dhe jo nga mirë-administrimit”, shkruan Xhixho. Ajo thotë që këto para nuk shkojnë për shtresat në nevojë, por shkojnë për korrupsionin galopant me rrugët e florinjta, për drejtorët 5 D apo inceneratorët që nuk ekzistojnë”, shkruan Xhixho.
Ajo thekson se “Ky regjim që rrjep qytetarët dhe pasuritë e vendit duhet ndëshkuar sa më parë!”.