Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e deputetëve për të rrëzuar për herë të dytë mandatine Olta Xhaçkës.
Peleshi shprehet se të gjitha palët kanë të drjetën e tyre dhe është e drejta e deputetit për të vendosur vetë.
“E drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e detyrimeve për të zbatuar një vendim gjykate Kushtetuese nga ana tjetër, prevalon se cila është e para. Për këtë gjë e vlerësoj si vendimin e duhur dhe më të mençur të mundshëm vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk lidhet me emrin e një deputeteje, por do të na vlejë në parim për vendimin e Kushtetues që kalojnë për votimin në seancë”, tha Peleshi.
Ai u shpreh se ky vendim u trajtua me seriozitet dhe Kuvendi është bashkësi deputetësh, votimi në seancë është vullnet i deputetit.
Peleshi theksoi se nuk ishte vendim politik, por vendim grupi prandaj bëmë mbledhje grupi parlamentar për të mbajtur qëndrim grupi.