Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat hodhi akuza për Altin Dumanin. Meta tha se Dumani është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në një organizatë kriminale.
Më tej ai thotë që Dumani po mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do të preken për momentin por që do u vijë radha.
“Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës, Është organizuar në fushatë kundër opozitës dhe po kështu e ka përdoru dhe e përdor institucionin për të marrë peng njerëz brenda opozitës për të bërë diversion dhe për të krijuar forca të reja politike në mënyrë që të lehtësoje regjimin e kalbur të Edi Ramës”, deklaroi Meta.