James Stavridis, ish-komandant suprem i NATO-s për Europë, shpjegon se tensionet në Kosovë janë të natyrshme për shkak të historisë komplekse dhe armiqësive të thella ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ballkani është i ndërlikuar dhe të shpërthejë, siç ka ndodhur gjatë dekadave të fundit,” thotë Stavridis në Bloomberg.
Ai thekson se nuk është për t’u çuditur që gadishulli mbetet i tensionuar, veçanërisht në kufirin Serbi-Kosovë. Stavridis gjithashtu vë në dukje se ambasadori i SHBA-së në Serbi, Chris Hill, është personi i duhur për të ndihmuar në orientimin e Serbisë drejt Perëndimit.
“Hill është i duhuri për ta tërhequr butësisht Serbinë drejt Perëndimit,” shkruan ai. Për më tepër, Stavridis rekomandon një angazhim të shtuar të NATO-s në rajon për të mbajtur nën kontroll tensionet dhe për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës.