Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev.
Begaj i uroi Aisariyev mirëseardhjen në Shqipëri si ambasadori i parë rezident i Kazakistanit në Tiranë.
Ai u shpreh se “Shqipëria ka interes për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, rritjen e investimeve kazake në sektorë, si: turizmi, energjia, agrobiznesi, ndërtimi infrastrukturor dhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve”.
Gjithashtu Begaj tha se rëndësia e dialogut dhe vizitat e ndërsjellta promovojnë bashkëpunimin dypalësh.