Fredi Beleri në fjalën e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian në Strasburg tha se po drejtohet me një emocion dhe vendosmëri, e cila u tregua kur doli nga burgu në të cilën qëndroi 16 muaj.
“Sot, unë jam këtu si një eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Por, për fat të keq, ky vend po largohet vazhdimisht nga acquis evropiane, në vend që të afrohet me të”, tha Beleri.
Ai u shpreh se situata në Shqipëri po tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik”.