Efektivët e komisariatit të Fanos në Itali kanë arrestuar dy shqiptarë të moshës 20 dhe 25 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të drogës. Ata kishin hyrë në Itali për qëllimin e trafikimit të drogës.
Dispozita u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor i Gjykatës së Pesaros dhe të dy do të gjykohen javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kuesturës së Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni është kryer në datën 14 Shtator.
Shqiptarët e ushtronin këtë aktivitet në zonën e Flaminës dhe identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia. 20-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino, ndërsa 25-vjeçarit i është propozuar dëbim nga Italia, masë e cila është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës.