Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar duke emëruar Ilva Gjuzi si zv/ministre të Turizmit dhe Mjedisit, dhe Blerta Rama si zv/ministre të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra dhe emëruar zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Silda Çepe ka marrë rolin e zv/ministres në të njëjtën ministri. Të gjitha vendimet hynë në fuqi menjëherë.