A do ti dalim kombit për zot…..!!!!! Pyetje shumë e rëndë dhe tepër e vështirë. A do të pranojmë të shkelim mbi amanetin e të parëve, apo do ta ruajmë KOMBIN dhe gjakun e derdhur. A do t’i dalim vendit për zot, apo do vazhdojmë ta shohim si plaçkë pa zot?
Boll u lodhëm duke thënë “ky vend nuk bëhet”. Nuk bëhet pse? Se s’bëjmë ne, jemi ne që nuk duam ta bëjmë. Sepse presim gjithmonë dikë tjetër: Presim ata që drejtojnë shtetin dhe tallen, politikën, “dikë nga lart”. Ndërkohë, nga poshtë e gërryejmë edhe vetë çdo ditë, me një padrejtësi të vogël, me një mashtrim të vogël, me një heshtje kur duhet të flasim.
E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: Ky KOMB nuk mbahet me flamur në dorë një herë në vit, por me DASHURI dhe ndërgjegje çdo ditë dhe për çdo cm2 truall. Nuk mbahet me llafe patriotike, por me punë të ndershme. Nuk mbahet duke sharë politikën dhe shtetarët e papërgjegjshëm, por duke mbajtur qëndrim të prerë.
A do t’i dalim për zot? Do të thotë:
Thuaj shtetarit, mos e shkel interesat KOMBËTARE dhe ligjin kur s’të sheh njeri. Thuaj qytetarit, mos e shit votën për një thes miell, mos e mbyll gojën kur të bëhet padrejtësi përpara syve.
Sepse ky vend nuk po na humbet nga të tjerët. Po na ikën nga duart tona se nuk jemi të zot.
O sot marrim përgjegjësinë KOMBËTARE si njerëz të këtij vendi, ose nesër s’kemi më të drejtë as të ankohemi.
Zgjidhja është e thjeshtë, por kërkon GUXIM…
Ne erdhëm dhe do ikim nga kjo botë, por duhet të jemi zot të vendit tonë… apo do mbetemi thjesht kalimtarë pa dinjitet që e shesin veten për pak?….









