-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama udhëton në Bruksel për takimin me Von der Leyen mbi rritjen ekonomike në Ballkan

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit për një drekë pune me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi, i cili do të mbahet më 19 shtator, do të mblidhet udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar agjendat e reformave dhe rritjen ekonomike.

Pesë nga gjashtë vendet, përveç Bosnje-Hercegovinës, kanë paraqitur agjendat e tyre për reforma, të cilat janë të nevojshme për të siguruar pagesat nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, miratuar nga BE-ja në maj.

Ky plan parashikon ndarjen e rreth 6 miliardë euro për vendet e rajonit nga viti 2024 deri në 2027, ku Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliard euro. Diskutimet do të fokusohet gjithashtu në ecurinë e përgatitjeve të vendeve për miratimin e agjendave në muajin tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit