-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shënon tripletë në Champions të Azisë, Asani: Ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë

Kryesoret

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka arritur një performancë të shkëlqejë në ndeshjen ndaj Jokohamas, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asist në Championsin e Azisë.

Kjo është hera e dytë që Asani realizon një tripletë me klubin e Guangjusë, pas asaj të regjistruar më parë në mars 2023.

Pas ndeshjes, Asani shprehu entuziazmin e tij për suksesin dhe theksoi rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë.

“Është ëndrra e çdo lojtari të përfaqësojë vendin e tij në nivele të larta. Kjo më jep një ndjenjë përgjegjësie shumë të madhe kur luaj për Kombëtaren time,” tha ai. Ai gjithashtu theksoi se suksesi është rezultat i punës së ekipit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit