Policia e Korçës ka arrestua tre persona dhe dy të tjerë janë proceduar pasi akuzohen për dhunë në familje.
Një 49-vjeçar me iniciale K.S., një 36-vjeçar me iniciale A.B, si dhe një 42-vjeçar me iniciale B.S., u arrestuan pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre të cila janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërsa 44-vjeçari me iniciale E.V., banues në në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut u procedua penalisht pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;
Gjithashtu edhe S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë u procedua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.