Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi në një intervistë për Euronews se “dashuria e pakushtëzuar” e Shqipërisë për Italinë e bën atë vendin ekskluziv për strehuar azilkërkuesit.
Ai paralajmëroi qeveritë e tjera evropiane, duke thënë: Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar.
Rama shpjegoi se Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike për çështjen e migracionit dhe mohoi se kjo marrëveshje do të sigurojë përfitime për anëtarësimin e vendit në BE. “Ne vendosëm ta bëjmë këtë (marrëveshje emigracioni) bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si europianë. Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë.”
Marrëveshja pesë vjeçare mes Tiranës dhe Romës parashikon që emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane të transferohen në qendrat e pritjes në Shqipëri për përpunimin e shpejtë të kërkesave të tyre për azil. Vetëm ata nga vende që konsiderohen të sigurta do të dërgohen aty.