-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nga Brukseli: Shqipëria, pjesë e Parlamentit Europian

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi. Milojke Spajic, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një deklaratë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Ai tha se Shqipëria dëshiron që të bëhet pjesë institucioneve të BE-së për eksperizë.

“Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë diskutime të tjera për integrimin. Ne, kandidatët duhet të bëhemi pjesë e këtyre Komiteteve jo për financat por ekspertizën. Ne po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në PE, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por ekipet tona që do të fillojnë të përgatiten për fazën e ardhshme. Pse të fillojmë nga zero atëherë, por të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët e ardhshëm” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit